viktimat e dhunes 780x4391 560x416 - Një muaj paraburgim për 19-vjeçarin që rrëmbeu një 11-vjeçare në Shtime

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, të evidentuar si: PP/I.nr.191/18, të datë 15 nëntor 2018 për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit I.S. nga Komuna Shtime, shtetas i Republikës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjykata thotë se ky vendim vjen për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nga neni 235 paragrafi 2 nën paragrafi 2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Arrestohet 19-vjeçari që tentoi të dhunonte një 11-vjeçare në Shtime

“I pandehuri I.S. dyshohet se më 2 nëntor 2018, në Shtime përkatësisht para shtëpisë së të dëmtuarës – fëmijë M.O e moshës njëmbëdhjetë (11) vjet, e ka hipur në veturën e tij dhe e ka dërguar në fshatin Reçak, me ç’rast e ka keqpërdorur seksualisht”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar, konform nenit 187 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.


www.foxshop-ks.com