auto freir154220158415422016321 560x416 - Në Ferizaj hapet një pikë për përpunimin e pemëve dhe perimeve

Zenel Bunjaku nga IADK pohon se projektet e tilla tashmë kanë shënuar mjaft suksese në pjesët rurale të Kosovës
Familja Maloku në Pleshinë të Ferizajt prej sot ka hapur një pikë grumbulluese për përpunimin dhe konservimin e pemëve dhe perimeve.

Në hapjen e kësaj pike mori pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, drejtorë si dhe përfaqësues të organizatës IADK.

Projekti i hapjes së kësaj pike u konsiderua një fuqizim dhe motivim për të rritur prodhimin vendor, por edhe si një iniciativë për punësim të grave me mjedise rurale. Projekti i hapjes së kësaj pike u mbështet nga IADK Iniciativa për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë si dhe komuna e Ferizajt.

Zenel Bunjaku nga IADK pohon se projektet e tilla tashmë kanë shënuar mjaft suksese në pjesët rurale të Kosovës.

Me rastin e hapjes së kësaj pike grumbulluese edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt Naim Ferati deklaroi se komuna u gëzohet angazhimeve të tilla për t’u vlerësuar angazhimi në fushën e bujqësisë.

Ai shprehu gatishmërinë e komunës që idetë e tilla të përkrahen edhe për pjesët e tjera të komunës së Ferizajt.

Kurse vet Lumturie Maloku e cila ka përfituar nga ky projekt thotë se ndjehet me fat që është përzgjedhur të punojë për pikën e re grumbulluese. Ajo premton se do të angazhojë edhe gra të tjera në bazë të kërkesave që do të ketë tregu për shitjen e këtyre produkteve. Behet e ditur se në këtë pikë grumbulluese janë dhënë pajisje për konservimin dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në vlerë rreth 13 mijë euro nga organizata IADK , ndërkaq prodhimet e bëra këtu eksportohen edhe jashtë Kosovës në bazë të marrëveshjeve që ka lidhur ky përfitues.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.