Përbërësit:
▪ 120 gr karkaleca
 ▪ 60 gr fasule
 ▪ 50 ml verë
 ▪ 1 karotë
 ▪ lëng perimesh
 ▪ 1 qepë
 ▪ 1 selino
 ▪ lëngu i një gjysmë limoni
Përgatitja:
Raguja përgatitet paraprakisht me kombinim selinoje, qepë dhe karotë duke i skuqur në tigan dhe duke i shtuar fasulet e ziera më parë së bashku me lëngun e perimeve.
Karkalecat fërgohen në tigan me lëng limoni, verë të bardhë dhe erëza të freskëta dhe i lëmë në flakë të shpejtë për dy minuta.
Serviren fasulet duke vendosur karkalecat sipër. /Telegrafi/
