sulmi ne zemer a guxoni te hani veze nese keni kolesterolin e larte 560x416 - Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin e lartë?
sulmi ne zemer a guxoni te hani veze nese keni kolesterolin e larte - Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin e lartë?

Sulmet e zemrës ndodhin kur ndërpritet furnizimi me gjak në zemër ndërpritet papritmas.

Shkaktarët kryesorë të sulmeve të zemrës janë sëmundjet koronare të zemrës – sëmundje ku enët e gjakut që e furnizojnë zemrën me gjak bllokohen me depozita të kolesterolit, transmeton Telegrafi.

Kjo ndodh kur niveli i kolesterolit, lloj i një substance yndyrore, është shumë i lartë.

Në mënyrë që të parandalohen sulme te zemrës, sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet tjera me shëndetin e zemrës, është shumë e rëndësishme që të mbahen të ulëta nivelet e kolesterolit.

Kjo mund të bëhet me ndërprerjen e konsumimit të ushqimeve që i rrisin nivelet e kolesterolit, siç janë ushqimet që përmbajnë yndyrë të ngopur.

Pasi që kolesteroli gjendet në plot ushqime, siç janë vezët, mund t’ju duket sikurse ngrënia e vezëve vetëm sa jua rritë nivelet e kolesterolit në gjak.

Por, a është e këshillueshme të shmangni konsumimin e vezëve nëse keni kolesterol të lartë?

Sipas ekspertëve shëndetësorë britanikë, përgjigja e thjeshtë është jo.

Kjo për shkak se ndonëse vezët përmbajnë kolesterol, ato kanë pak yndyrë të ngopur, dhe është yndyra e ngopur ajo që është shkaktare e kolesterolit të lartë.

Veç kësaj, vezët janë të pasura me shumë proteina, vitamina dhe minerale. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com