Së shpejti do të publikohet dokumentari për jetën dhe karrierën e kapitenit legjendar të kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Një dokumentar më se i qëlluar, në kohën e duhur.
Një prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollti shqiptar, Lorik Cana, ka shumë çka për të treguar.
Dhe, dritëhijet mbi jetën dhe karrierën e tij po vijnë në filmin dokumentar të realizuar nga Andi Deçka.
Filmi është realizuar nga Digitalb dhe në dokumentar marrin edhe personalitete të tjera të njohura.
Prej futbollistëve në dokumentar marrin pjesë Djibril Cisse, sulmuesi i njohur që ka luajtur me Lorik Canën dhe ish-futbollisti Gheorge Hagi e Pape Diouf.
Në dokumentar marrin pjesë edhe familjarët e një prej personaliteteve më të shquara, Agim Cana dhe bashkëshortja, Monica Cana.
Muzika është punuar nga Shkëlzen Doli dhe Endri Sina.
Vet Lorik Cana u shpreh i ngazëllyer për këtë projekt duke u shprehur i emocionuar.
“Ky është posteri zyrtar i filmit “Lorik”, një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im Andi Decka që më bindi para dy vitesh rreth këtij projekti. Nuk ka qenë lehtë, por besoj ja ke dal Ando me gjithë partnerët që të kanë mbështetur”, ka shkruar Cana në rrjetin social Instagram.
Premiera e filmit dokumentar për kapitenin është caktuar më datë 5 dhjetor. /Telegrafi/