dergonte email e si zonja e pare e nigerise i pandehuri lihet ne burg - Dërgonte email-e si “Zonja e Parë” e Nigerisë, i pandehuri lihet në burg

Një burrë 48-vjeçar doli para gjykatës të hënën, i akuzuar për mashtrim prej 20.5 milionë dollarëve të personave në shume vende të botës duke pretenduar se ishte “Zonja e parë” e Nigerisë.

Julius Anyawu Uche u akuzua nga gjykata për 10 vepra penale sipas legjislacionit të kibernetikës, pasi dërgonte e-maile duke mashtruar në emër të gruas së presidentit Muhammadu Buhari, Aisha.

I pandehuri u la në burg deri në një seancë tjetër në të njëjtën gjykatë më 18 janar, përcjell tvklan.al.

Dy persona të tjerë gjithashtu u arrestuan dhe u lanë në paraburgim, pasi akuzohen për të njëjtat vepra penale.

Njëri prej tyre, Agu Ifeanyi George, 48 vjeç, pretendohet se ishte një mjek që kërkonte fonde për t’u zhvendosur me familjen e tij nga Siria e shkatërruar nga lufta.

Nigeria ka një numër të lartë të mashtrimeve në internet.

Mashtruesit përdorin emrat e personaliteteve dhe njerëzve me pushtet për të vjedhur shuma të mëdha parash.


www.foxshop-ks.com