keshilli i evropes 696x4021 560x402 - Këshilli i Evropës del me kërkesë për Kosovën

Këshilli i Evropës ka bërë dhjetëra rekomandime për Qeverinë e Kosovës se si të parandalojë korrupsionin e nivelit qendror. Fokus të madh i ka dhënë mënyrës se si Qeveria e Kosovës i angazhon këshilltarët në kryeministrit e ministri, shkruan sot Koha Ditore.

Dokumenti me rekomandime të Këshillit të Evropës, një kopje të së cilit e posedon “Koha Ditore”, përcakton qartë që Qeveria e Kosovës duhet të vendosë kritere për emërimin e këshilltarëve dhe këtë ta bëjë në mënyrë transparente.

“Për hir të transparencës, të publikohen emrat e ‘këshilltarëve politikë’ dhe të ‘këshilltarëve të jashtëm politikë’, si dhe çdo këshilltari të papaguar në qeverinë qendrore, dhe në lidhje me dy kategoritë e fundit të përfshihen ‘kontratat e performancës së punës ‘…, të vendosen kritere objektive dhe procedura transparente për emërimin dhe funksionet e këshilltarëve politikë dhe stafit mbështetës”, thuhet në rekomandimin e parë të Këshillit të Evropës për Qeverinë e Kosovës.

Këshilli i Evropës ka vënë theksin edhe tek Ligji i ri për parandalimin e konfliktit të interesit.


www.foxshop-ks.com