auto vaj ulliri15160353111 560x416 - 3 lugë vaj ulliri në ditë për tensionin e lartë, gjakun dhe tretjen

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i vajit të ullirit janë fantastike për të gjithë organizmin.

Jo më kot cilësohet si ilaçi i jetëgjatësisë.

Në vijim do të mësoni një kurë natyrale mirëbërëse për gjithë organizmin dhe efektiva për disa probleme shëndetësore në veçanti.

Kjo kurë natyrale ka të bëjë me konsumimin e 3 lugëve gjellë vaj ulliri në ditë dhe ndihmon jo vetëm për të pasur një organizëm të fortë por edhe në parandalimin dhe trajtimin e disa problemeve shëndetësore si më poshtë.

Redukton tensionin e lartë

Falë përmbajtjes së lartë të polifenoleve dhe acidit oleik, vaji i ullirit ndikon pozitivisht në reduktimin e tensionit të lartë. Ndaj dhe konsumimi i tre lugëve vaj ulliri në ditë ndihmon në parandalimin e hipertensionit.

Ndihmon sistemin e tretjes

Vaji i ullirit mbron shëndetin e stomakut duke reduktuar aciditetin duke ndihmuar aparatin tretës në mirëfunksionimin e tij.

Përthithja e kalciumit dhe magnezit

Kalciumi dhe magnezi janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm për shëndetin e organizmit.

Vaji i ullirit është një ndër produktet fantastike që ndihmojnë trupin në përthithjen më të mirë të kalciumit dhe magnezit që marrim përmes ushqimit.

Problemet me zemrën dhe kolesteroli në gjak

Konsumimi i tre lugë gjelle vaj ulliri në ditë ndihmon zemrën të jetë e shëndetshme dhe e fortë dhe të kryejë normalisht funksionimin e saj.

Vaji i ullirit konsiderohet si produkti më i mirë në parandalimin e problemeve me zemrën.

Vaji i ulliri ndihmon në uljen e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak ndërsa përmirëson nivelin e pehazhit në trup.

Parandalon plakjen, rinon lëkurën

Përdorimet e vajit të ullirit në industrinë e kozmetikës janë gjithashtu të rëndësishme.

Si një antioksidant i fortë, vaji i ullirit ndihmon në parandalimin e plakjes, trajtimin e rrudhave si dhe mbajtjen e një lëkurë të freskët dhe elastike.

Ku të gjeni vaj ulliri cilësor

Nëse keni dyshime për vajin e ullirit që gjeni nëpër markete, zgjidhja më e mirë do të ishte që t’u drejtoheni fabrikave të prodhimit të vajit të ullirit.

Aty mund të shihni aty procesin e prodhimit të tij për t’u bindur që vaji që po blini është natyral dhe me cilësi të mirë.

Një tjetër mënyrë shumë e mirë e marrjes së vlerave të vajit të ullirit është edhe marrja e tij përmes ushqimit.

Duke e përdorur në gatime të ndryshme, nga sallatat, supat apo gjellat e deri edhe tek ëmbëlsirat e ndryshme.


www.foxshop-ks.com