Në fshatin Mirash të Ferizajt dy punëtorë janë lënduar.
Të njëjtit gjersa kanë qenë duke punuar në skele të një objekti afarist në ndërtim e sipër kanë rrëshqit dhe janë rrëzuar, njofton raporti policor.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt.
Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës. Me vendimin e prokurorit, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.