Bylbyl Sokoli i është kthyer punës së trajnerit.
Pas aventurës së hidhur me Llapin ‘profa’ i është kthyer skuadrës të cilës ia dinë ADN-në, Ferizajt.
Gazeta Ferizaj24 mëson se kryesia e klubit ka vendosur sonte ta rikthejë Sokolin pas tetë muajsh largim.
Me Sokolin Ferizaj u rikthye në Superligë, ndërsa tani mision ka mbijetesën në këtë rang garash. Bylbyli disa herë ka drejtuar Ferizajn.
Olle mëson se Sokoli ka nisur të kontaktojë lojtarët, ashtu siç e ka zakon të bëjë para se të prezantohet.