Ferizaj është bërë qendër e transfereve në dy ditët e fundit.
Pas ardhjes së Bylbyl Sokolit, klubi ka zyrtarizuar qëndrimin e Genc Hamitit e Dren Gashit, ndërsa ka zyrtarizuar Durim Gashin nga Ballkani. I konfirmuar nga lojtari është edhe Bashkim Shala nga Besa.
Gazeta Olle mëson edhe katër transferet me të cilët pritet të arrihet marrëveshja nesër dhe të cilët do të prezantohen.
Veton Shabani, Dardan Qerkini, Egzon Shabani e Qëndrim Sejdiu pritet të veshin fanellën e Ferizajt në pranverë.