Djali i Nexhat Dacit, Ariani, i cili humbi jetën sot në Brezovicë, ishte i apasionuar pas skijimit dhe sporteve të rrezikshme.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka të publikuara foto nëpër vende të rrezikshme ku skijonte. ishte i lindur në vitin 1979 ndërsa pas vetes ka lënë gruan dhe dy fëmijët.
Arian Daci, djali i Nexhat Dacit, ka vdekur sot pas një aksidenti që ka pasur në Brezovicë.
41 vjeçari ishte i shkolluar për farmaci derisa në Prishtinë njihej si djalë modest. Kishte punuar për një kohë në një kompani të sigurimeve.
Mësohet se me të ndjerin Daci, gjatë kohës kur ka rënë orteku, ka qenë edhe një grup tjetër skiatorësh, por që të njëjtit kanë shpëtuar pasi kanë qenë të pajisur me pajisje mbrojtës.
Nga Brezovica kanë thënë se i ndjeri dhe grupi tjetër i skiatorëve kanë skijuar në vende ku zakonisht nuk skijohet, që janë pjesë shumë të pjerrëta.
Mësohet po ashtu se Daci ka qenë pa shenja jete në kohën kur është nxjerrë nga thellësia e borës.
Kujtojmë se në vendin e njëjtë, dy vite më parë, ka vdekur edhe një person nga Ferizaj.
Bëhet fjalë për zonë e rrezikshme të njohur si “Foleja e Shqiponjës”.
Më 19 janar të vitit 2017, F.Q. 24-vjeçar nga Ferizaj, skitar freerider ishte gjetur pa shenja jete në shtegun e njohur si “Foleja e Shqiponjës”.