Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), sot ka hyrë në ditën e dymbëdhjetë të grevës.
Mësimdhënësit në tërë Kosovën sot kanë hyrë në ditën e dymbëdhjetë të grevës.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë ditës së sotme do të vizitojë grevistët në komunën e Ferizajt.
Sipas njoftimit, Jasharaj së bashku me Këshillin Qendror Grevist në ora 09:15 do të vizitojnë çerdhen “Ardhmëria Jonë”, në ora 09:45 do të vizitojnë shkollën fillore “Gjon Serreqi”, ndërkaq vizitën e tyre ata do ta përmbyllin në shkollën e mesme “Dr. Shaban Hashani”.