ap resize1 560x416 - Google Maps do të përdorë kamerën e smartfonit për të përcaktuar vendndodhjen tuaj

Ju ka qëlluar të dilni nga një metro i vonuar për një takim pa asnjë detaj se nga duhet të shkoni? Sigurisht aplikacionet si Google Maps mund tu tregojnë drejtimin megjithatë jo pak herë të dhënat nuk janë të sakta.

Së pari duhet të filloni të ecni për të mësuar se nga cila anë po shkoni duke parë drejtimin e pikës blu që lëviz.

Nëse nuk po lëviz në drejtimin që dëshironi të shkoni atëherë kompasi ka nevojë të kalibrohet dhe kështu duhet të filloni të rrotulloni telefonin në formën e një 8 derisa të rregullohet.

Pasi të keni kalibruar GPS dhe jeni duke ecur, çuditërisht vendndodhja juaj “rrëshqet” dy blloqe më tutje.

 

giphy - Google Maps do të përdorë kamerën e smartfonit për të përcaktuar vendndodhjen tuaj

Kjo ndodh kur jeni në një qytet të mbipopulluar dhe saktësia e GPS reduktohet për shkak të ndërtesave të larta.

Google është në dijeni të gjithë këtyre ngërçeve të cilat na humbasin kohë dhe luajnë me durimin tonë dhe për këtë ka një zgjidhje që quhet Global Navigation duke kombinuar kamerën, me GPS dhe të dhënat e kompasit për të gjetur pozicionin tuaj me saktësi të lartë.

Teknologjia bazohet në metodën Visual Positioning System i cili krijon një hartë duke kombinuar imazhet e vendeve përreth jush.

Falë Street View Google ka krijuar një indeks të detajuar të VPS. Gjithashtu do të përdoret edhe inteligjenca artificiale për këtë funksion.

Google ende po punon në teknologjinë në fjalë e cila nuk është bërë e disponueshme. Filloi ta testonte me Guidat Lokale së bashku me navigimin e bazuar në realitetin e shtuar.

 


www.foxshop-ks.com