roaming 560x416 - Nga maji Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë më roaming

Tarifat e roamingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, do të largohen në muajin maj të këtij viti, thotë për Radion Evropa e Lirë koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj.

Limaj thotë se heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë në rrugë të mirë të zbatimit.

“Ne, si Kosovë, jemi gati menjëherë ta zbatojmë romingun, por besoj që edhe Tirana shumë shpejt besoj përmes vendimit të Qeverisë dhe Parlamentit do ta marr atë vendim dhe në maj nuk do të kemi problem me romingun, dhe do të zbatohet pastaj është çështja e patentë- shoferëve që pothuajse është kryer. Te çështja e qarkullimit të lirë të qytetarëve, duhet të jemi të kujdesshëm duke respektuar obligimet që kemi me Bashkimin Evropian si dy vende”, thotë Limaj.


www.foxshop-ks.com