prokuroria themelore ferizaj 560x416 - Ndalohet një person në Ferizaj për blerje e shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se dje ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin B.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit B.R., prokurori i rastit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.


www.foxshop-ks.com