Ferizaj 850x638 560x416 - Ferizaj nis fushatë për parandalimin e braktisjes së procesit mësimor

Komuna e Ferizajt ka nisur një fushatë vetëdijësuese kundër braktisjes së procesit mësimor nëpër shkolla fillore.

Në kuadër të saj, Komuna ka organizuar edhe tryeza të përbashkëta me prindërit e komunitetit ashkali, me OJQ-të dhe me institucionet arsimore, me qëllim që fenomeni i braktisjes së mësimit të parandalohet me urgjencë.

Po ashtu, Komuna tashmë ka formuar edhe një ekip profesional për të punuar me rreth 20 familje në fshatin Dubravë, derisa fëmijët e tyre e kanë braktisur mësimin në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në fshatin Zaskok të Ferizajt.

Gjithashtu rreth kësaj çështjeje është angazhuar edhe Komiteti për komunitete në kuadër të Kuvendit Komunal të Ferizajt.