Skuadra e Lubotenit nga Ferizaj, fitues i Kupës së Kosovës, shënon fitore më vështirë se sa pritej në duel me Vëllaznimin në Gjakovë, me rezultat 3:2,në kuadër të Superligës së Kosovës në volejboll (meshkujt).
“KV Luboteni shënon fitore të rëndësishme në lojën e zhvilluar në Gjakovë, duke e mposhtur KV Vëllaznimin me rezultat 3:2 në sete, me këtë fitore skuadra jonë konfirmon edhe një herë se jemi pretendenti më i denjë për të mbajtur kryesimin e tabelës në Superligën e Volejbollit të Kosovës.
Urojmë të gjithë lojtarët dhe shtabin teknik për lojën dhe angazhimin e treguar!”, thuhet nga KV Luboteni.