dede 730x440 560x416 - Plagosja e djalit nga babai - i afërmi i tyre shpërthen në lot: Gati rregullisht kanë pasur probleme

Rexhep Maloku ka shtënë me armë ndaj djalit të tij 23 vjeçar, ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.

Siç raporton T7, brenda kësaj shtëpie në fshatin Jezerc të Ferizajt gjithçka duket e qetë të martën pasdite.

Por ndryshe ishte në orët hershme të mëngjesit.

Kryefamiljari Rexhep Maloku pas një përleshje e kishte plagos djalin e tij 23 vjeçar, Rrustemin me armë zjarri.

T7 tentoi të flasë me personat që ishin në shtëpi, por ata nuk pranuan të deklarohen para kamerës.

E krismën e armës nuk e kishin dëgjuar as ata që jetojnë afër kësaj shtëpie.

Kushëriri i tyre Xhemajl Maloku u pa emocionuar deri sa tregoi për T7, se si e kuptoj që kishte ndodhur plagosja. Por sipas Malokut kjo familje kishte telashe në mes vete edhe më herët.


www.foxshop-ks.com