auto Futboll1555662558 560x416 - Tovërlani: Presioni është rritur, fati i skuadrave në duart e trajnerëve

Javët e mbetura mund të sjellin gjithçka, madje edhe “gabime” të gjyqtarëve

“Përcaktuese do të jenë vendimet e trajnerëve që do të marrin në ndeshjet e mbetura. Unë besoj se secila nga tri skuadrat e para në tabelë mund të dalë kampion, por sigurisht se pritet një luftë e madhe psikike, fizike, por edhe mund të ndodhë që gabimet eventuale të gjyqtarëve të ndikojnë për titull”, ka thënë për gazetën “Kosova Sot” Afrim Tovërlani

Njëri nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani, në një analizë për gazetën “Kosova Sot” bërë 6 ndeshjeve të mbetura në elitën e futbollit kosovar, ka thënë se shumëçka mund të ndodhë në këto javët e mbetura, derisa e pranon se përcaktuese do të jenë vendimet e trajnerëve të tri skuadrave, Feronikelit, Prishtinës e Llapit, se si ata do të vendosin t’u qasen ndeshjeve të mbetura. Ai beson se gjasat janë të barabarta, por e pranon se Feronikeli është futur në krizë psikologjike dhe atë me gabimin e trajnerit Zekerija Ramadani në ndeshjen ndaj Ferizajt, i cili është dashur që në atë sfidë ta ruaj diferencën që kishte ndaj ndjekësve të tij e jo t’u japë rast të afrohen kaq shumë. Gjithsesi, orari deri diku vazhdon ta favorizojë Feronikelin, por hiç me keq nuk e ka as Llapi, i cili pothuajse të gjitha ndeshjet e forta, përjashtuar me Prishtinën, i zhvillon në fushën e vet dhe mbetet të shihet se si do ta shfrytëzojë këtë orar.

Gabimet i Zekerija Ramadanit
Ish-trajneri i Prishtinës, me të cilin fitoi gjithçka që mund të fitohet në futbollin kosovar, Afrim Tovërlani, ka thënë se dy skuadrat e kreut Feronikeli e Prishtina që kanë pikë të barabarta, me gabimet e tyre i kanë dhënë shansin Llapit të futet në garë për titull dhe se tash gjithçka është në duar të trajnerëve se si do të vazhdojnë të paraqiten. “Mendoj se gabimet e Feronikelit dhe Prishtinës e kanë kthyer në lojë për titullin e Kampionit edhe Llapin”, ka thënë Tovërlani për gazetën “Kosova Sot”, sipas të cilit javët e mbetura janë shumë të vështira. “E kam thënë më herët se shumë me rëndësi do të jenë vendimet e trajnerëve në xhirot e mbetura për titull. Mendoj që Zekerija Ramadani gaboi në ndeshjen kundër Ferizajt, kur e humbi avantazhin në tabelë dhe kjo ka krijuar një lloj presioni te kjo skuadër”, ka vlerësuar tekniku prishtinas.

Shanset e barabarta

Për Tovërlanin javët e mbetura në elitën e futbollit kosovar janë shumë interesante dhe pritet të sjellin ndeshje të forta, derisa gjyqtarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm, pasi me gabime eventuale mund të kenë ndikim në rrjedhën e garave. Ai beson se të tri skuadrat që janë në kreun e tabelës, kanë gjasa të barabarta për ta fituar titullin e kamponit. “Ne xhirot e mbetura secila nga tri skuadrat e para në tabelë mund të dalë kampion, por sigurisht se do të ketë luftë të madhe psikike, fizike, por edhe mund të ndodhë që gabimet eventuale të gjyqtarëve të ndikojnë për titull”, ka vlerësuar Tovërlani, i cili megjithatë Prishtinën e sheh një hap para. “Vazhdoj të mendoj që Prishtina ka ekip cilësor dhe është dashur që tashmë të ketë më shumë pikë në tabelë. Gjithsesi, gjithçka mbetet e hapur dhe kjo e bën kampionatin më interesant”, ka përfunduar Afrim Tovërlani.

Gjasat janë të barabarta, por Tovërlani e pranon se Feronikeli është futur në krizë psikologjike dhe atë me gabimin e trajnerit, Zekerija Ramadani, në ndeshjen ndaj Ferizaj, i cili është dashur që në atë sfidë ta ruajë diferencën që kishte ndaj ndjekësve të tij, e jo t’u japë rast të afrohen kaq shumë

Për Tovërlanin javët e mbetura në elitën e futbollit kosovar janë shumë interesante dhe pritet të sjellin ndeshje të forta. Ai beson se të tri skuadrat që janë në kreun e tabelës kanë gjasa të barabarta për ta fituar titullin e kamponit

… ndeshje kanë mbetur për t’u zhvilluar deri në fund të këtij kampionati. Gara mbetet shumë e nxehtë, si për titull ashtu edhe për ekzistencë, kështu që adhuruesit e futbollit me kërshëri po i presin këto ndeshje.


www.foxshop-ks.com