Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë sot në Ferizaj janë mbajtur aktivitete nga profesionistët e rinj shëndetësor. Sot, dhjetëra familje në fshatrat Jezerc dhe Nerodime e Epërme i hapën dyert të rinjve, profesionistë shëndetësor që kishin ideuar një aktivitet simbolik, ku përveç matjes së tensionit dhe nivelit të sheqerit në gjak, shpërndanë edhe broshura informuese për banorët e kësaj zone.
Shërbimet shëndetësore që u ofruan sot, ndonëse simbolike shprehin qartë vullnetin e të rinjve që qytetarëve t’i gjenden pranë në çdo situatë të rëndë shëndetësore dhe të japin maksimumin e dijeve të tyre në funksion të shërimit, kujdesit ndaj pacientit.
Asistimin dhe mbikëqyrjen profesionale të këtij aktiviteti e bënë edhe punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të cilët sipas kërkesës ndihmuan këtë aktivitet në pikëpamje logjistike dhe profesionale.