fer 600x3601 560x360 - Mbi një milion euro investime për mjedisin në Ferizaj

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka qëndruar sot në Komunën e Ferizajt, me ç’ rast së bashku me kryetarin e kësaj komune Agim Aliu, diskutuan rreth projekteve që MMPH këtë vit po realizon në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në këtë komunë.

Sipas një njoftimi për medie, pas takimit me kryetarin Aliu, ministri Matoshi, në një adresim para medieve deklaroi se shuma e ndarë për projekte në komunën e Ferizajt, të financuara nga MMPH kalon shumën e 1 milionë eurove.

ka prezantuar projektet që këtë vit MMPH do të realizojë në këtë komunë, duke u nisur nga Ndërtimi i parkut memorial të UÇK-së në Jezerc, në vlerë prej 400 mijë euro, Rregullimi i shtratit te lumit Sazli prej hekurudhës në Ferizaj deri tek lumi Sitnicë-Ferizaj, në vlerë totale 500 mijë si dhe projekti për funksionalizimin e Bifurkacionit në Nerodime, në vlerë prej 257 mijë euro.

“Komuna e Ferizajt është po ashtu fituese e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, dhe për këtë ne i kemi ndarë një shpërblim prej 150 mijë euro”, deklaroi ai.

“Ne si ministri, komuna e Ferizajt, shoqëria civile dhe të gjithë qytetarët duhet të punojmë për një ambient të pastër. Unë jam i lumtur që në emër të Ministrisë dhe qeverisë do të ofrojmë mbështetje për projekte që disa kanë përfunduar e disa do të përfundojnë në vitin e ardhshëm”, deklaroi nder të tjerash Matoshi.

Nga ana tjetër i pari i Ferizajt, Agim Aliu theksoi se ka marrë mbështetjen nga Matoshi për ndërtimin impiantit të ujërave të zeza e cila do të fillojë me nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë.

Matoshi e Aliu kanë biseduar edhe rreth sigurimit të rezervave të reja ujore në mënyrë që të sigurohet furnizim i rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë banorët, dhe për këtë i pari i MMPH-së është zotuar që do të angazhohet maksimalisht.


www.foxshop-ks.com