sinjalizim e1562162925741 633x4201 560x416 - Nesër mbyllet rruga që lidh Doganajn e Kaçanikut me Tetovën

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të enjten do të mbyllur për qarkullim të automjeteve rruga nga fshati Doganaj i Kaçanikut deri tek udhëkryqi për Tetovë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 4 pasdite, si pasojë e disa punimeve që do të bëhen aty.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo ministri thonë se do të vendosin sinjalizimin horizontal në këtë aks rrugor.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nesër, më 4 korrik 2019, me qëllim të vendosjes së sinjalizimit horizontal në segmentin e rrugës R115- nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut, deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë-rruga lidhëse për Ferizaj, do të jetë rruga e mbyllur për qarkullim të automjeteve, nga ora 8:00 deri në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e frekuentojnë nesër këtë destinacion.

“Lusim qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni gjatë ditës së ne​sërme”, përfundon njoftimi.


www.foxshop-ks.com