6081 560x350 - Substanca e cila parandalon plakjen gjendet në shegë

Studiuesit zviceranë kanë vërtetuar se antikosidanti tanina që gjenden tek shegë konvertohen në sistemin e tretjes në një kompleks që duket se ngadalëson plakjen mitokondriale – një proces natyral që dobëson qelizat dhe shkakton humbjen e masës dhe fuqisë së muskujve me vitet e kaluara.

Gjatë viteve janë bërë shumë kërkime shëndetësore për shegët dhe shumë prej tyre janë kundërshtuar. Në vitin 2016, Komisioni Federal i Tregtisë dhe një gjykatë federale amerikane ndaluan kompaninë “POM Wonderful” që prodhonte lëng shegë nga reklamimi, i cili thoshte se produktet e saj mund të zvogëlonin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit të prostatës dhe mosfunksionimit erektil.

Tani, megjithatë, të paktën një kërkesë shëndetësore është verifikuar. Elagitanina, substanca që gjenden në një varietet të frutave dhe arrave, por veçanërisht të përqendruar tek shegët, konvertohen në një përbërje të quajtur urolithin A (UA) në zorrën e njeriut. Muskujt fillojnë të dobësohen dhe humbasin forcën dhe masën tek njerëzit mbi moshën 50 vjeç – por një studim i ri ka gjetur se UA mund të stimulojë biogjenezën mitokondriale – në fakt duke përmbysur efektet e pashmangshme të plakjes në qeliza.


www.foxshop-ks.com