rsz 2mkrs 13 660x3301 560x330 - Panairi i Librit, oferta treditore për lexuesit në Ferizaj

Vizita nëpër shtandet e librarëve nga zyrtarë komunalë e të institucioneve qendrore, i ka paraprirë hapjes zyrtare të Panairit të Librit në Ferizaj, një ngjarje e munguar në këtë qytet. Tituj të shumtë është oferta treditore që u ofrohet ferizajasve, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se kjo ngjarje kompleton dhe i jep koloritin e munguar gjithë veprimtarisë kulturore në Ferizaj.

“Është një ngjarje tepër e veçantë për Ferizajn, për faktin se tashmë i njohur me epitetin e zhvillimit të shumë ngjarjeve kulturore e madje me epitetin e kryeqytetit kulturor, kishte një ngjarje të munguar, kishte një ngjarje që nuk e plotësonte këtë kolorit e që ishte kulmi, ishte kupola e derivimeve të të gjitha ngjarjeve të tjera dhe nuk do të kishte kuptim të mos kishin librin, respektivisht të mos kishin panairin e librit”, ka thënë. Ka shtuar se Panairi është kryengjarja e atyre që janë bërë dhe po bëhen në bashkëpunim midis Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Kulturës

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka thënë se institucioni që drejton i ka dhënë prioritet librit dhe se Ferizaj është njëra ndër qendrat që po shndërrohet nga qendër e biznesit edhe në qendër të aktivitetit kulturor.

“Padyshim që me të gjitha ato investime që kemi me infrastrukturën kulturore, rinore e sportive, sot jemi me një ngjarje tejet të veçantë, pra të një fillimi të një kapitulli të ri të organizimit të panairit në Komunën e Ferizajt. Padyshim që Ferizaj po shndërrohet nga një qendër ku zhvillohet biznesi edhe në një qendër të promovimit të librit, të promovimit të shumë botimeve, të shumë autorëve dhe shtëpive botuese”, ka thënë ai..

Falënderimin për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe ftesën për adhuruesit e leximit, në emër të organizatorëve të këtij panairi e bëri kryetari i klubit letrar “De Rada”, Gazmend Bytyçi i cili mes tjerash ka thënë se një ngjarje e tillë begaton jetën kulturore në Ferizaj.


www.foxshop-ks.com