Përgjatë gjithë rrjedhës së lumit të fshatit Zllatar në Ferizaj, derdhen ujërat e zeza.
Sipas banorëve, kjo gjendje është tash e tri vjet.
Emerllah Topalli tregon për problemet e vazhdueshme që kanë me rrjedhjen e ujërave të zeza.
E, rrjedha e lumit vazhdon edhe në fshatin Dardani.
Edhe në këtë fshat, rrjeti i kanalizimit është i kyçur në lumë, raporton KTV.
E, sipas kryetarit të fshatit, problemi i pazgjidhur i ujërave të zeza ka lënë të papunuara shumë toka bujqësore.
Më tutje, ai tregon se kanë kërkuar nga Komuna e Ferizajt të punohet një mbledhës i ujërave të zeza, që do të zgjidhte këtë problem.
Në anën tjetër, Arben Halili, drejtor i shërbimeve publike në Komunën e Ferizajt, thotë që vazhdimisht po e lirojnë kanalizimin në ato anë.
Por, sipas tij, banorët nuk janë të kujdesshëm.
Ndërkaq, kanalizimi i hapur i fshatit Zllatar bashkohet me atë të Dardanisë, dhe derdhen në fshatin Sllatinë të komunës së Vitisë.
E, përgjatë gjithë rrugës janë në sipërfaqe, duke shkaktuar edhe probleme shëndetësore te banorët.