realdi e1577559064952 708x4501 1 560x416 - ​​Dy karateistët nga Ferizaj që fituan 54 medalje dhe një kupë

<strong>Përveç sportit pëlqejnë edhe letërsinë Dy sportistët e rinj, Rona dhe Reald Emërllahu , po e përmbyllin vitin 2019 me shumë suksese. Motër e vëlla janë karateistë nga Ferizaj, që gjatë vitit që po lëmë pas kanë fituar 54 medalje dhe një kupë.</strong>
Përveç sportit pëlqejnë edhe letërsinë
Dy sportistët e rinj, Rona dhe Reald Emërllahu , po e përmbyllin vitin 2019 me shumë suksese.
Në garat e shumta që janë mbajtur në Kosovë dhe rajon, ata po ashtu kanë marrë edhe dhjetëra mirënjohje dhe diploma.

Ata vijojnë trajnimet në Klubin e karatesë “Sharri” në Ferizaj dhe shpresojnë që sukseset e deritashme t’i vazhdojnë edhe në të ardhmen, në gara kombëtare, ndërkombëtare dhe olimpike, duke i sjellë Kosovës edhe më shumë medalje, në sportin që e duan shumë.

Rona është nxënëse e klasës së nëntë dhe ka të botuara dy vepra letrare, kurse Realdi është nxënës i klasës së gjashtë dhe ka të botuar një vepër letrare.


www.foxshop-ks.com