Tre persona u dërguan për tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve që pësuan nga aksidenti i mesnatës së sontme në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Rastin e konfirmoi sot zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth ores 03:00,kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne rrugen Prishtine -Ferizaj. Ne aksident ka qene i perfshire nje automjet. Si pasoje e aksidentit lendime trupore kane pesuar tre persona te cilet jane derguar per tretman mjekesor.”, bëri të ditur Ahmeti.
Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut.