Loading...

Prishtina është qyteti i cili prin sa i përket konfiskimit të narkotikëve gjatë vitit 2019. Ndoshta kjo edhe për shkak të numrit të madh të banorëve.

Gjatë këtij viti, Policia e Kosovës pati 1 mijë e 336 raste që kishin të bënin me konfiskimin e lëndëve narkotike.

Përpos rasteve të hapura u desh të arrestoheshin edhe 1 mijë e 495 persona, 993 prej tyre përdorues.

Ndërsa numri i regjistruar i rasteve për posedim të narkotikëve për vitin që lamë pas është 1 mijë e 70.

Nga Qendra Rehabilituese ‘Labirinti’ kanë bërë të ditur se janë 2 mijë e 457 persona të regjistruar të cilët kanë kërkuar ndihmë rehabilituese për shkak të problemit me përdorimin e drogave.

Edhe lidhur me rehabilitimin pas përdorimit të drogave Prishtina është e para sa i përket numrit të personave të regjistruar.

Sipas Muharrem Ademit nga Qendra Rehabilituese ‘Labirinti’ pas Prishtinës për numër të mëdha të përdoruesve të drogës janë Gjilani, Ferizaj dhe Prizreni.

“Në databazën tonë janë regjistruar 2457 persona të cilët kanë kërkuar ndihmë për shkak të problemit me përdorimin e drogave”, tha Ademi.

Ndryshe shumë prej të ndikuarve nga përdorimi i narkotikëve më pas vazhdojnë më përdorimin e ‘Metadon-it’ , cili jepet si terapi në shumë qendra spitalore të vendit.

“Programi mbajtës Metadon aktualisht është funksional në pesë qytete të Kosovës, në Labyrinth në Prishtinë si dhe në Spitalet Regjionale (Klinikat e Psikiatrisë), si në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Pejë”, tha Ademi.

Duhet përkujtuar se furnizimi me Metadonë bëhet nga Ministria e Shëndetësisë dhe shpërndarja e tij bëhet në baza ditore nga klinikat e cekura më lartë.

Aktualisht figurojnë afro 270 persona në programin mbajtës me Metadonë në mbarë Kosovën.

“Ne si qendër jemi momentalisht duke i trajtuar rreth 130 persona të varur nga drogat e ndryshme, ku 113 prej tyre janë persona të cilët kanë qenë të varur nga drogat e llojit Heroinë, e që trajtohen me Metadonë në baza ditore, si dhe 20 të tjerë të cilët kanë përdorur Marihuanë apo Kokainë e që trajtohen me seanca psikoterapeutike dhe seanca këshilluese, për ata dhe familjet e tyre”, the për Indeksonline Ademi.

I dhimbshëm është fakti se mosha mesatare e atyre që fillojnë përdorimin e narkotikëve në vend ka rënë në 16.2 vjeç, kurse mosha mesatare e personave që përdorin droga të ndryshme sillet rreth 22 deri në 27 vjeç.

Por sipas informacioneve që posedohen nga Labirinti thuhet se ka rritje të dukshme të përdorimit të Marihuanës dhe Kokainës, por që vërehet ulje e përdorimit të llojit të drogës Heroinës.

“Marrë në përgjithësi vihet re një rritje e dukshme e numrit të përdoruesve të drogave ndër vite si dhe ulje e moshës në fillimin e përdorimit të drogave”, përfundoi Ademi.

Përgjatë vitit 2019 Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë numër të madh të narkotikëve.

7kg 706,46 gramë janë konfiskuar deri në fillim të muajit dhjetor. 820kg 799.52 gramë Marihuanë, 25kg 441.96 gramë Hashash, vetëm një kilogramë kokainë.

6 mijë e 810 bimë kanabisi, 10387.38 gr fara kanabisi dhe 110 hapa152.63gr Ekstazi.

Lidhur me konfiskimin e narkotikëve janë ngritur edhe 1 mijë e 173 kallëzime penale ndaj 1 mijë e 489 personave.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.