Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj kanë arrestuar E.K për një rast të grabitjes me armë.
I dyshuari, E.K. (m/sh/k 19 vjeç) më 18.01.2019, rreth orës 02:20, në pompën e benzinës, e cila gjendet në rrugën Ferizaj-Kaçanik, konkretisht në fshatin Gërlicë, në bashkëpunim me një person tjetër i cili është i arrestuar më herët dhe gjendet në paraburgim, të maskuar dhe të armatosur me armë kanë hy në lokalet e punës dhe nga punëtori nën kërcënimin e armës kanë grabitur 145 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Në prani të avokatit mbrojtës i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën dyshohet se e ka kryer.
Lidhur me këtë rast, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.
Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.