Regjisori Besim Ugzmajli për herë të tretë për publikun në Kosovë do të shfaqë katër nga filmat e tij të fundit:
Erë – 26 min.
The Eaters – 4 min.
Rruga – 15 min.
Më fal – 15 min.
Filmat janë në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze.
Filmat e lartpërmendur janë punuar së fundmi nga regjisori Besim Ugzmajli dhe janë shfaqur në qindra festivale të filmit në botë, duke u shpërblyer me dhjetëra çmime ndërkombëtare, si në Evropë ashtu edhe në SHBA.
Artistë profesionistë dhe të rinj që kanë treguar suksese më botën e kinematografisë kanë qenë të angazhuar në këto projekte, si: Gresa Pallaska, Agron Shala, Sunaj Raca, Hafir Bislimi, Labinot Lajçi, Xhejlane Tërbunja, Mevlan Saraçi, Avni Abazi, Igballe Qena, Semira Latifi, Kushtrim Asllani, Sherif Bega, Milot Salihu, Orgesa Mehmeti, Ekrem Sopi, Adrian Obertinca, Orik Berani, Latif Hasolli, Memli Kelmendi, Adonis Krasniqi dhe Gëzim Rama.