Loading...

Kultivimi i perimeve vazhdon të mbetet një veprimtari e dobishme në Kosovë. Fermeri Dursim Karaliu nga fshati Pleshinë i Ferizajt, i cili ka mbi 6 vite që merret me këtë veprimtari bujqësore, ka një muaj që ka mbjellë fidanet e domateve, specave, trangujve dhe marullave.

“Farat e fidaneve startojnë nga fillimi i janarit, po ashtu edhe të luleve, fidanet e perimeve janë të gjitha hibride, ne këto fidane i kultivojmë me ndihmën e ngrohjes qëndore që e kemi në serrë, edhe pse gjatë muajit janar, muajit shkurt dhe muajit mars janë temperaturat e ulëta, mirëpo me ndihmën e ngrohjes arrijmë deri tek përfundimi i gjithë procesit të kultivimit. Faza e zhvillimit të shitjes fillon diku me 15 prill deri në fund të majit, sepse fermerët furnizohen për mbjelljen në serra njëkohësisht edhe nga mesi i majit për fushë të hapur”, tha Karaliu.

Karaliu thotë se këtë vit temperaturat kanë qenë të favorshme për këtë veprimtari bujqësore.

“Këtë vit fatmirësisht temperaturat kanë qenë të mira meqenëse nuk ka pasur shumë minus dhe 80% e kohës ka qenë me diell dhe kjo na ndihmon shumë edhe neve për ngrohje, por edhe për bimë pasi janë në një fazë shumë të ndjeshme pasi nëse ka temperaturë të ulët mund të shkaktoj edhe humbjen e fidaneve”, tha Karaliu.

Fermeri nga Pleshina kultivon perime në serrë në një sipërfaqe prej 40 ari, kurse në fushë të hapur ai kultivon fidane të perimeve dhe luleve në një sipërfaqe prej 2 hektarësh.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.