Disa orë më parë janë konfirmuar edhe katër raste të reja të infektuara me koronavirus në Kosovë.
Bëhet e ditur se në mesin e të infektuarve është një këngëtar i njohur i skenës muzikore në vend, Jetmir Hyseni emër ky të cilin e kishte redaksia e KosovaPost por për shkaqe etike nuk u publikua ndërsa emri i tij u bë publik nga deputeti Dimal Basha i cili kishte marrë leje për t’ia zbuluar identitetin.
Fatmirësisht Hyseni nuk kishte kontakt me askënd dhe dje u kthye nga Gjermania duke u vendosur ne karantinë.
Postimi i plotë:
Sa për informatë, kam komuniku direkt me personin që ka testu pozitiv me Korona Virus, i cili vie nga fshati Bibaj, Ferizaj.
Personi në fjalë është Jetmir Hyseni, i cili ka ardhur nga Gjermania dhe është dërguar direkt në karantinë, dhe pastaj në spital ku edhe po trajtohet. Jetmiri nuk ka pasur kontakt me asnjë qytetarë dhe gjithçka është nën kontroll, përfshi këtu shëndetin e tij që po monitorohet në spital.
Prandaj, s’ka nevojë për panik e as izolim të fshatit! Krejt çka mundeni me ba është nga një mesazh inkurajues për Jetmirin që t’i japim tregojmë se të gjithë jemi me të në këto momente, dhe jemi bashkë në këtë betejë!