92270286 2941753732537109 4384417226959093760 o 850x6381 1 560x416 - QKMF-ja në Ferizaj, pranon donacion 200 dezinfektues

Mbështetja për stafin shëndetësor përveç nga institucionet lokale, po bëhet edhe nga qytetarët e bizneset.

Kështu, përmes donatorëve këtyre ditëve, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka pranuar dia kontigjente pajisjesh e materialesh mbrojtëse për tejkalimin më të lehtë të situatës me COVID-19.

I tillë ishte edhe Shemsi Salihu nga barnatorja “ProPharm” i cili kishte vendos që sot të dhuroj një sasi prej 200 dezinfektantësh për QKMF-n e Ferizaj.

Donacioni u mirëprit nga drejtori i DShMS-së Bekim Ademi, drejtorja e QKMF-së Nadire Imeri si dhe stafi i QKMF-së. Ata u shprehën falënderues për mbështetjen e ofruar veçanërisht tash kur stafi shëndetësor është në përballje direkte me rrezikun e virusit COVID-19.

 

 


www.foxshop-ks.com