Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Mësohet se viktima është Naser Ramadani, nga qyteti i Ferizaj, jetonte prej vitesh në Londër.
Naser Ramadani ishte pjesë e komunitetit shqiptar në Londër. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë miqtë në rrjetet sociale.
Gjithashtu, Driton Tali, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas lajmit. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: “Me pikëllim e mora lajmin për vdekjen e Naser Ramadanit (Baba).
Komuniteti shqiptar në Londër, me vdekjen e “Naser Babës”, humbi njërin nga njerëzit më pozitiv, të hareshëm dhe të dashur.”