Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se banorët që duhet të kthehen në qytet munden më së largu nesër në ora 17:00.
“Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sot është vendosur karantinimi i Ferizajt.”
“Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Ferizajt, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00. Ju faleminderit për mirëkuptim”, shkruhet në njoftimin e Komunës.