zeropese.com ... 41 560x416 - Ferizaj: Kryesuesja znj.Gashi-Bytyçi uron Pashkët

Kryesuesja e Kuvendit Komunal Ferizaj Kristina Gashi Bytyçi në faqen e saj në facebook ka ndarë urimin me rastin e festës së Pashkëve Katolike.

Këto Pashkë, në këtë kohë sprove dhe shprese le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit’ ka shkruar znj. Gashi-Bytyçi.

Urimi i saj i plotë:

Gëzuar e për shumë mote Pashkët!

Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen, dhe besimin se e mira gjithmonë triumfon ndaj të keqës!
Këto Pashkë, në këtë kohë sprove dhe shprese le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit.
Kësaj radhe festojmë në distancë, por me zemra të bashkuara!

Me respekt
Kristina Gashi Bytyçi