Komuna e Ferizajt foto Facebook Komuna e Ferizajt 695x3101 1 560x310 - Ferizaj: Qiraxhinjtë lirohen nga pagesa për pronat komunale

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka marrë vendim që të lirojë nga pagesa e qirasë bizneset të cilat shfrytëzojnë pronën komunale.

Gjithashtu me autorizim të Kryetarit Aliu është krijuar Pakoja e Masave Mbështetëse për bizneset nga kompetentët e fushës së financës dhe zhvillimit ekonomik lokal.

“Këto masa nënkuptojnë harmonizimin e veprimeve, përkatësisht lirimin nga qiratë komunale dhe ngarkesat e tjera të cilat janë të parapara në Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale.”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ky veprim, për lirim nga pagesat për bizneset sipas kësaj rregullore, përkatësisht për qiratë në prona komunale, duke mbuluar kështu të gjitha veprimtaritë ekonomike, është hapi themelor  që Komuna e Ferizajt po merr në bazë të kompetencës së saj në ndihmë veprimtarisë ekonomike që zhvillohet në territorin tonë.


www.foxshop-ks.com