95035827 3223106187740811 7163190965014888448 o 1024x6821 1 560x416 - Aliu: 72 të shëruar në Ferizaj, kanë mbetur edhe 24 raste aktive me koronavirus

Ferizaj është komuna e parë në nivel të Kosovës sa i përket numrit të përgjithshëm të rasteve të regjistruara me COVID-19.

Por është lajm i mirë se numri i të shëruarve tashmë është më i lart se numri i rasteve aktive me coronavirus.

Kryetari Agim Aliu për RTV Dukagjinin thotë se prej dhjetë ditësh Ferizaji ka vetëm lajme pozitive sa i përket pandemisë së COVID-19.

“Në Ferizaj tashmë 72 persona konsiderohen si të shëruar nga COVID-19. Edhe dje janë marrë mostra të personave të prekur dhe presim që edhe sonte apo gjatë ditëve në vijim numri i të shëruarve të shkojnë në 96 as sa janë në Ferizaj [raste të prekura me COVID-19]”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Aliu thotë se është mirë pasi Komuna e Ferizajt pos burimit të infeksionit nga Kampi Bondsteel nuk ka pasur burime tjera të infeksionit dhe situata ka rritur të mbahet nën kontroll.

I pari i Ferizajt megjithatë thotë se nuk mund të konsiderohet e fituar beteja ndaj coronavirusit.

“Beteja fitohet vetëm duke respektuar masat mbrojtëse”.

Aliu thotë se qytetarët me sjellje të mirë dhe të përgjegjshme mund të hapin qytetarin edhe më shumë në raport me bizneset pasi sipas tij faze e tratë mund të aplikohet në fazën e dytë nëse do të ketë rezultate të mira në këtë fazë të parë të zbutjes së masave.

Në Ferizaj janë regjistruar gjithsejt 98 raste me COVID-19, ndërsa dy nga ta kanë përfunduar me fatalitet.


www.foxshop-ks.com