pagesa 560x366 - Nga 170 që ndau Qeveria, kështu disa persona tentuan të përfitojnë afër 4000 euro në muaj

Në ndihmë të bizneseve të cilat po kanë vështirësi tash në kohë pandemie, ministria e Financave, pati aprovuar Pakon Emergjente.

Këtu, për punëtorët, ishin plainifkuar të ndahen nga 170 euro në muaj, shkruan gazeta inFokus.

Por, dikush nuk ishte i kënaqur me kaq.

Andaj, synoj që të përfitoj rreth 4 mijë euro në muaj e jo 170.

Këta, kontabilistë, të cilët e kanë futur vetën në listat e punëtorëve në hiq më pak se 23 biznese, shkruan gazeta inFokus.

Këtë të ditur e ka bërë vet ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi.

“Ka të tillë që kanë aplikuar për kompenzim më shumë se një herë që nuk është idea e pakos (për shembull një kontabilist i papërgjegjshëm ka futur veten në listat e punëtorëve të hiq më pak se 23 bizneseve, dhe natyrisht që këso tendenca për keqpërdorime të pakos nuk do lejohen)”, ka thënë Bislimi.

E nëse shumëzohen 23 vende pune me 170 euro në muaj i bie plot 3910 euro në muaj.


www.foxshop-ks.com