Një person është arrestuar në Ferizaj mesnatën e së premtes, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një person tjetër.
Policia raporton se viktima ka prnauar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar.
Po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar një AK/ 47 me dy copë fishekë
“Ferizaj 07.05.2020-23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një AK/ 47 me dy copë fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.