Komuna e Ferizajt është një nga më të prekurat nga virusi COVID-19. Zv/ministri i Shëndetësisë, njëherësh infektologu Izet Sadiku bëri të ditur se sot kanë vizituar këtë qytet bashkë me zyrtarë të tjerë.
Sadiku tha se Ferizaj është komuna me më së shumti të infektuar me COVID-19, me 134 raste prej të cilëve 97 janë shëruar, 35 janë me infeksion aktiv dhe dy vdekje.
Sadiku tha se kanë falënderuar kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun për angazhimin e tij në përballimin me sukses të pandemisë COVID-19 në këtë qytet.
“Kryetari na njoftoj për aktivitetet e zhvilluara nga Shtabi Operativ i Komunës në ballafaqimin me pandeminë COVID19”, thuhet tutje nga Sadiku.