FERIZAJ 780x439 2 560x416 - Shkon në 97 numri i të shëruarve në Ferizaj

Komuna  e Ferizajt ka bërë të ditur se me dy rastet të cilat janë shëruar sot nga coronavirusi, në këtë komunë ka arritur në 97 numri i të shëruarve.

Sonte, sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në Ferizaj nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19.

“Lajm i mirë: 2 TË SHËRUAR nga COVID-19 që çon në 97 numrin e përgjithshëm të të shëruarve e ZERO raste të reja me COVID-19 në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Ndryshe, tri rastet që dolën pozitive sonte janë nga Prishtina dhe janë raste kontakti, kurse janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.