Nga mungesa e stafit mjekësor në spitalin e Ferizajt, një shoqërues i pacientit është lënduar pasi në duar i ka shpërthyer rregullatori i bombolës së gazit.
Pacienti i shtrirë në spital ishte i prekur me Covid-19 dhe kishe shoqërues djalin e tij i cili në mungesë të stafit mjekësor ka tentuar të i’a ndërroj bombolën e gazit me që rast nga pakujdesia i ka shpërthyer në duar.
Vëllai i pacientit i cili nuk deshi të identifikohet para mediave nuk fajësoj stafin mjekësorë por as vetën.
Ai tha se po detyrohen familjarët që t’i bëjnë punët e mjekeve.
“Duke ndërruar bombolën e gazit ka shpërthyer rregullatori i bombolës. Nuk janë fajtor as këta e as motrat por mundem me qenë fajtor ne që detyrohemi me i ndërruar bombolat. Vëllai nuk është lënduar shumë por as pak. Ai ndihmën e parë e ka marrë në emergjencë në Ferizaj pastaj e kanë dërguar në QKUK” rrëfeu ai.
“Këtu nuk mund ta akuzojë askënd. Detyrohet shoqëruesi ta bëjë punën e motrës. Vëllai është detyruar të vijë nga Gjermani të më ndihmoj këtu për babain”, tha ai.