Shfaqja “Kopraci” e Teatrit “Adriana Abdullahu” të Ferizajt, me regji të Elmaze Nurës, do ta hapë edicionin e 26-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor dhe Eksperimental, që mbahet nga 11 deri më 19 shtator 2019 në Kajro, Egjipt.
Menaxhmenti i Teatrit “Adriana Abdullahu” të Ferizajt njofton se shfaqja ferizajase do të ketë dy prezantime në këtë festival, më 11 dhe 12 shtator.
“Publiku i këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar, do të ndjekë për dy net me radhë, më 11 dhe 12 shtator, lojën brilante, konceptin e gjetjet e jashtëzakonshme regjisoriale dhe intrigat që shoqërojnë këtë shfaqje të përzgjedhur nga juria profesionale ndërkombëtare për pjesëmarrje në këtë festival”, thuhet në njoftimin e Teatrit “Adriana”.
Pjesëmarrja e Teatrit ‘Ardiana” në festivalin e Kajros është paraqitja e parë e këtij teatri para një audiencë të tillë ndërkombëtar, ndërsa është mundësuar nga Komuna e Ferizajt.
Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Jajush Ramadani, Blin Sylejmani, Ali Krasniqi, Uratë Shabani Doruntina Xhemajli, Vjosa Abazi, Sherif Bega dhe Milot Salihu.