Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media, me ç’rast ka prezantuar Raportin e Funksionimit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt për periudhën janar-qershor 2020 si dhe përmbledhjen ekzekutive nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kryesuesja Gashi-Bytyçi, ka thënë se prej fillimit të mandatit prioritet ka pasur që të kultivojë një frymë transparente.
“Ashtu siç jam zotuar në fillim të këtij mandati si kryesuese, qëllimi im ka qenë dhe është që institucioni më i lartë legjislativ të kultivoj transparencë të nivelit më të lartë , punë me përgjegjësi dhe respektimin e ligjit ne përpikëri për të kthyer besimin e qytetareve në institucionet komunale e në veçanti në Kuvendin e Komunës. Ketë ne po e dëshmojmë me pune dhe si rezultat nuk është vetëm ky raport te cilin e kam pranuar unë dhe është publik, ku nuk kemi asnjë vërejtje e as rekomandim, por qe nga viti pare i udhëheqjes se Kuvendit te Komunës se Ferizajt kemi pranuar raporte te tilla.
Në kuadër të raportit të cilin kam pranuar nga ministria përgjegjëse janë të përfshira gjetjet e paraqitura të cilat shërbejnë në të mirë të qeverisjes lokale e në veçanti performancën dhe transparencën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt”, ka thënë Kryeusja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti Kuvendi i Komunës së Ferizajt, ka përmbushur obligimin ligjor për mbajtjen e mbledhjeve, ku janë mbajtur gjashtë mbledhje, katër prej tyre të rregullta dhe dy të jashtëzakonshme konform dispozitave ligjore.
“Të rregullta kanë qenë dhe trupat ndihmëse për shqyrtimin më të hollësishëm të politikave si komitetet obligative – Komiteti për Politikë dhe Financa me 5 mbledhje dhe Komiteti për Komunitete 6 mbledhje. Komitetet e tjera, edhe në kohë pandemie kanë kontribuar në sektorët e tyre mirëpo si pengesë e angazhimit më të denjë konsiderohet të jetë pandemia.
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, tutje ka shtuar se Ferizaj është vlerësuar edhe në respektimin e Ligjit për Vetëqeverisje lokale 03/L-40 nenit 68 për mbajtjen e takimeve publike, ku ka respektuar të gjitha procedurat të cilat parashihen me ligj, dhe ne kohe pandemie takimet janë mbajtur ne distance, gjithmonë duke respektuar rekomandimet nga IKSHPK.
“Komuna e Ferizajt ka ne qendër qytetaret dhe për t’i pasur me afër, ne ketë vit filluam një mënyre te re te komunikimit e cila ka filluar për here te pare përmes sistemit elektronik ne web faqen zyrtare, ku diskutimet publike me qytetarët për konsulta, vërejtje dhe rekomandime sa i përket akteve normative që kalojnë përmes Kuvendit të Komunës e që duhet diskutuar me qytetarët, do te kenë mundësi që të qasen në vebfaqën e komunës dhe tek rubrika “Shërbime” paraqitet rubrike e veçantë ku pasi të klikojnë do ta kenë mundësi të shohin edhe draftin e publikuar dhe pastaj të japin komentet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre rreth atij drafti brenda afatit ligjor prej 30 ditë nga publikimi i atij drafti, dhe gjithashtu do të marrin përgjigjeje nga drejtoritë përkatëse.
Në po këtë raport Kryetari i Komunës, z.Agim Aliu është një nga dy kryetaret në gjithë komunat e Republikës së Kosovës për raportimin në Kuvend për situatën ekonomike financiare. Pra ka raportuar 3 herë për gjashtëmujorin e parë. Kompetenca më e lartë, marrja e vendimeve nga Kuvendi i Komunës siç kemi raportuar në ministri Kuvendi I Komunës së Ferizajt në gjashtë mujorin e parë ka miratuar 27 vendime dhe 3 rregullore. Të gjitha të shqyrtuara dhe pa asnjë përgjigje negative apo të konstatuara si të paligjshme”, ka potencuar Kryesuesja Gashi-Bytyçi.
U tha se në raportin e pranuar si pasqyrë e punës së Kuvendit, Kuvendi i Komunës së Ferizajt është nga komunat e pakta në Republikën e Kosovës që nuk ka asnjë shkelje, madje as rekomandim sepse janë respektuar parimet, kriteret dhe procedurat ligjore.