Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj sot ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020-2021.
Përmes një komunikate, USHAF-ja ka njoftuar se do të pranohen 640 studentë në nivelin Bachelor dhe 150 të tjerë në nivelin Master.
“Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/21, sipas të cilit do të pranohen 640 studentë në nivelin e studimeve Bachelor dhe 150 në nivelin e studimeve Master”, thuhet në komunikatë.
Konkursi për të dyja nivelet e studimit, do të jetë i hapur deri me 30 shtator 2020, në ora 16:00, ndërsa aplikimet dhe pranimi i dokumentacionit mund të bëhen çdo ditë (përfishirë edhe ditën e shtunë).
Komunikata e plotë:
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/21, sipas të cilit do të pranohen 640 studentë në nivelin e studimeve Bachelor dhe 150 në nivelin e studimeve Master.
Në studimet Bachelor, do të pranohen 529 studentë të rregullt, ndërsa 77 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 8 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 13 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 13 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Në këtë nivel të studimeve, kandidatët për studentë të UShAF do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:
Dizajn Grafik dhe Multimedia
Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë
Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve
Dizajn dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit
Inxhinieri Industriale me Informatikë
Menaxhment Industrial
Ndërsa, në nivelin e studimeve Master, do të pranohen 123 studentë të rregullt, ndërsa 18 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 3 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 3 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 3 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Programet në nivelin Master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:
Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri
Inxhinieria dhe Informatika
Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm
Konkursi për të dyja nivelet e studimit, do të jetë i hapur deri me 30 shtator 2020, në ora 16:00, ndërsa aplikimet dhe pranimi i dokumentacionit mund të bëhen çdo ditë (përfishirë edhe ditën e shtunë).