Një vetaksident ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, si pasojë e të cilit dyshohet se ka humbur jetën një person, merr vesh Gazeta Express.
“Në bazë të informacioneve të para, njëri nga personat që ndodhej në veturën e aksidentuar nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të rënda”, tha një burim i besueshëm.
Mësohet se në veturë ishte shoferi dhe një person tjetër në cilësinë e pasagjerit.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan deri te ky aksident.