Banorët e fshatrave të Komunës së Shtërpcës gjatë ditës së sotme do ta bllokojnë rrugën Ferizaj-Brezovicë, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo protest ka ardhur si shkak i gjendjes së keqe të rrugës, e cila nuk po rregullohet nga operatori ekonomik që është kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Në fotografit e siguruara nga Gazeta Infokus shihen goma e gurë, dhe një numër i madhi banorëve të cilët kanë dal të protestojnë te “Ura e Haxhisë”.
Protesta e organizuar nga banorët e fshatrave të Shtërpces do të mbahet nga ora 10:00, deri në orën 11:00.