Këngëtarët e njohur shqiptarë, Fifi dhe Ermal Fejzullahu, ditë më parë publikuan projektin e parë të përbashkët muzikor.
“Përjetësi” mbanë titullin kënga e tyre, të cilën e kanë shoqëruar me një video të vecantë.
Të njejtit vijnë me paraqitje të mahnitshme, marrë parasysh vokalin e dy artistëve dhe realizimin që bënë.
Kënga u prit mjaftë mirë edhe nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka mbledhur mbi dy milion klikime në YouTube.
Suksesit i është gëzuar edhe vetë këngëtarja nga Ferizaj, e cila ka ndarë një postim me fansat në InstaStory.
“Gëzuar dy milion”, ka shkruar ajo.